Barcelona e ka mposhtur me rezultat 3-0 Sevillën në Sanchez Pizjuan.
Goli i parë për katalunasit erdhi pas 21 minutash lojë, ku Raphina u gjend në pozitën e duhur pas një kthimi në zonën e gjashtë metërshit.
15 minuta më vonë ishte Lewandowski ai i cili çoi rezultatin në 0-2, i cili ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë ishte Eric Garcia ai i cili shënoi golin e fundit për Barcelonën.
Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se lideri, Real Madrid. Ndërsa, Lewandowski është golashënuesi i parë në ligë me pesë gola, dy më shumë se rivali i tij kryesor, Benzema.