Danella Arsovska diskriminon mediat SHQIP. Ndan mjete vetëm për ato në Maqedonisht. ALEANCA nuk e ka HABERIN (DOKUMENT)

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska me vendimin e fundit ka anashkaluar mediat në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan BLIC.MK

Marketing

Sipas kontratës me numër arkivor 08-9941/1 të datës 31.08.2022 të nënshkruar ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe agjencisë së marketingut Element PR DOOEL ka ndarë 5.651.389,00 denar që të angazhohen media të përzgjedhura me qëllim të përgatitjes dhe implementimit të promovimit të fushatave për projekte të caktuara dhe aktivitete të Qytetit të Shkupit.

Portalet që do të përfitojnë nga qyteti i Shkupit janë këto:

Faktor.mk

Mkd.mk

Pari.mk

Opserver.mk

Lokalno.mk

Biznisvesti.mk

Slobodenpecat.mk

Nezavisen.mk

Plusinfo.mk

Vecer.mk

Novamakedonija.mk

Bloomberg Adria

Kurse shtëpitë e përzgjedhura televizive ku do të reklamohet kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska janë këto:

Kanal 5

TV24

Sitel

Alsat

E pyetur nga mediat shqip, Aleanca për Shqiptarët, partnere e koalicionit e VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit dhe parti politike që mban postin e nënkryetares së qytetit të Shkupit, vetëm shkurt thanë, se nuk e kanë idenë se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Marketing