Llalla: Aleanca pë Shqiptarët duhet të vendos: Me VMRO-në apo me Europën! (VIDEO)

Pak para mbajtjes së kongresit të partisë në të cilin duhet të zgjidhet kryetari i partisë, Aleanca për Shqiptarët ka mbetur në udhëkryq. Ata ende nuk kanë vendosur nëse do të prishin koalicionin me VMRO-DPMNE-në e cila nëpërmes referendumit tenton të bllokojë rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose do të vazhdojnë koalicionin e njëjtë me të vetmin qëllim, mbijetesën në ato pak komuna të cilat i bashkë-qeverisin së bashku me VMRO-në ose thënë ndryshe, janë të “varur” nga votat e VMRO-së në këshillin komunal. Analisti Arben Lllalla në një intervistë ekskluzivisht për Tetova Sot ka deklaruar se një thikë pas shpine për aleancën për shqiptarët ishte edhe Lëvizja Besa e cila sipas tij duke çuar në vend amanetin e Vmro-Dpmne-së në vend që të bashkëpunojnë me Ash-në ato thithën strukturat dhe zhdukën këtë parti

Marketing

Llalla nënvizon se Sela nuk do të lë partin në duar të Taravarit i cili do të kishte dërguar partinë në një grupacion kundër bashkimit europian pasi të gjithë e dimë afërsinë e Taravait me këtë parti. Shembull konkret që dëshmon se ekzistenca e ASH-së, është e varur nga VMRO-ja është Komuna e Gostivarit e udhëhequr nga Arben Taravari. Në rast të prishjes së koalicionit me VMRO-në, Taravari mbetet pa shumicë në këshill. Për të mbajtur gjallë këtë koalicion Taravari i ka dhënë shpërblime të mëdha VMRO-së që mes tjerash ka drejtor shkollash, drejtor të drejtorive lokale dhe sekretarin e komunës.

https://www.facebook.com/watch/?v=3203073766674522