Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në krye të kësaj partie.
Basha hedh poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka marrë asnjëherë para nga Rusia.
Reagimi i tij në Twitter:
1/2 Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë..
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 14, 2022