Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë. Me golin e tij ndaj Maccabi Haifa, argjentinasi i PSG ka thyer një rekord në Champions League.
35-vjeçari e çoi në 18 numrin e sezoneve radhazi me të paktën një gol në këtë kompeticion, si askush më parë në histori.
Karim Benzema ka shënuar në 17 sezone radhazi dhe ka mundësinë që ta barazojë këtë rekord nëse shënon gol me Realin.