Një fraksion i përbërë nga një grup anëtarësh të VMRO – DPMNE-së, të udhëhequr nga ish ministri i Brendshëm, Oliver Andonov paralajmëruan iniciativë për heqjen e Hrisitjan Mickoskit nga pozita e liderit dhe revitalizim demokratik të partisë. Andonov tha se, Mickoski është i harxhuar politikisht dhe nën udhëheqjen e tij, për pesë vite, partia nuk marrë pjesë në ndonjë proces dhe nuk ka mbrojtur ndonjë interes nacional.
“Thirrje e hapur dhe publike drejtuar Mickoskit që të jap dorëheqje nga pozicioni i tij – kryetar i VMRO – DPMNE-së dhe me atë, të hapet rruga të realizohen reformat e domosdoshme në VMRO – DPMNE dhe partia të kthehet përsëri në piedestal si partë demokratike normale dhe jo si simbol i dekadencës politike” – deklaroi Andonov, VMRO-DPMNE.