Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes me Irlandën.
Kosova u mposht 2:1 në udhëtim te Irlanda.
E golin e vetëm për ‘Dardanët’ e shënoi sulmuesi në formë, Vedat Muriqi.
Pas ndeshjes ai tha se kanë zhvilluar një superndeshje, dhe nuk e merituan humbjen.
“Kemi zhvilluar një super ndeshje, nuk e merituam humbjen”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.
Në mungesë të Amir Rrahmanit kapiten ishte Muriqi, dhe sipas tij është një krenari ta bartë shiritin, por rëndësi për të ka rikthimi i shtyllës së mbrojtjes në fushë.
“Gjithmonë është krenari të vesh fanellën e Kosovë, jam krenar që isha kapiten, por shpresoj që të shërohet sa më shpejtë Amiri, nuk ka rëndësi shiriti”.
Vedati u pyet edhe në lidhje me ndeshjen ndaj Qipros, dhe tha se është një ndeshje jetë apo vdekje.
“Do bëhemi gati sepse e dimë që është një ndeshje për jetë a vdekje, po të fitonim sot do ta kishim më të lehtë në ndeshjen ndaj Qipros”, përfundoi ai.
Kosova pas kësaj humbje është në vendin e dytë me gjashtë pikë./