Aksion kontrolli në Tetovë, kapet tetovari nën ndikim të alkoolit me 2.89

Mbrëmë (24/25 shtator) nga ora 22:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve në rajonin e gjerë të Pollogut – nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.

Marketing

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 36 drejtues mjetesh (TE-24 dhe GV-12) të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, nga të cilët 1(TE) ka nivel të alkoolit në gjak 2.89.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe janë konfiskuar patent shoferi përkohësisht dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse. Në këtë kontroll aksion janë sanksionuar në mënyrë adekuate edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5).

SPB Tetovë apelon sërish, sidomos të rinjtë dhe mbi të gjitha në fundjavë, që të mos hipin në timon nëse kanë konsumuar më parë alkool dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, por edhe të mos ngasin makinën me shpejtësi më të madhe dhe të mos parakalojnë në vende dhe mënyrë të palejuara.

Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të trafikut në rajon dhe më gjerë.

Marketing