zv/Ministri Bushi: Me implementimin e IPARD III zgjerohet financimi për bujqësinë në RMV

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi bashkë me liderin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kolegët e qeverisë, përfaqësues të komunitetit të biznesit sot kanë marrë pjesë në prezantimin e programit IPARD III MBP dhe EU, në ambientet e kompanisë “Agro Reka” në komunën e Bogovinës.

Marketing

Bushi me këtë rast përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se sektori i bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë do të ketë më shumë mundësi dhe buxhet financimi.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kolegët e qeverisë, përfaqësues të komunitetit të biznesit sot morëm pjesë në prezantimin e programit IPARD III MBP dhe EU, në ambientet e kompanisë “Agro Reka” në komunën e Bogovinës.

Sektori i bujqësisë përmes këtij programi të financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë më shumë mundësi zhvillimi.

Ne po sjellim një epokë të re për bujqësinë dhe fushat e tjera të veprimtarisë së bizneseve rurale, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve dhe të ardhurave për fermerët në mbarë vendin.

IPARD III do të ndihmoj që bujqësia, blegtoria dhe zhvillimi rural të mund të avancohen në një mënyrë të qëndrueshme duke respektuar kështu natyrën përmes mbrojtjes së pyjeve, ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të bujqësisë organike.

Marketing