Këshilltarja e Komunës së Çairit Lejla Emrullai, ishte pjesë e grupit që NDI Maqedoni kishte përcaktuar për vizitë studimero në Mallme të Suedisë, në kuadër të programit për mundësi të barabarta WoMenLead.
Suedija është një shembull i përkryer se si funksionon një sistem i orientuar qytetar. Shteti ka sistem të fuqishëm shëndetësor dhe social, i cili mundëson mundësi të barabarta për gratë, burrat dhe fëmijët, që do të thotë pavarësi ekonomike për gratë, sigurim të plotë shëndetësor, mbrojtje maksimale për gratë viktima të dhunës, etj!
Një përvojë e shkëlqyer për grupin e këshilltarëve nga Maqedonia e Veriut, që ishin pjesë e kësaj vizite në javën që po lëmë pas dhe informatat e fituara ata do të inicojnë t’i zbatojnë në komunat ku veprojnë.