“Zbutet” Putin, pranon para Erdogan se mund t’i rikthehet negociatave me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë bisedimeve me homologun turk Rexhep Erdogan në Samarkand se Rusia mund t’i kthehet negociatave me Ukrainën.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ankarasë Çavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, raporton Ansa.

Ministri i Jashtëm turk nuk ka specifikuar kushtet nën të cilat mund të vazhdojë procesi i negociatave.