Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.
Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave.