Uellsi, Holanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Zvicra dhe Anglia. Këto tetë kombëtare kanë vendosur t’i kërkojnë FIFA-s që kapitenët e tyre të mbajnë një shirit ylberi në Kupën e Botës në Katar, e cila fillon pas dy muajsh.
Ndonëse nuk u vendosën në Katar, nismës iu bashkuan edhe Suedia dhe Norvegjia, të cilat do ta zbatojnë praktikën në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Është një mesazh politik duke pasur parasysh se ndeshja më e madhe e futbollit në botë do të zhvillohet në një vend ku njerëzit me orientim homoseksual, por edhe minoritetet e tjera, nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat si njerëz nga bota perëndimore.
Ligjet islame ndalojnë rreptësisht marrëdhëniet homoseksuale dhe sanksionet, në varësi të vendit në cilin vend të Lindjes së Mesme ndodheni, mund të kenë edhe një pasojë fatale.
Së fundmi edhe Kroacia e ka konfirmuar një gjë të tillë.