Të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në fakultetet shtetërore në Shkup kanë të drejtë të shfrytëzojnë bilet studentor për shfrytëzim papagesë të transportit publik. Procedura për dhënien e biletit bëhet në një nga shtatë qendrat e personlaizimit në kuadër të ndërmarrjes publike të transportit.
“Studenti duhe të jep vëretetim nga fakulteti amë se është srtudnet i rregullt dhe ai vëreteim nuk duhet të jetë më i vjerë se një muaj, jipet edhe indeksi për kontrollim dhe dyqind denarë kompenzim për marrjen e kartelës së personalizuar ku studentin e fotografonë menjëherë dhe për brucoshët ky bilet vlen edhe për vitin e ardhshëm”, u shpreh Despina Trajkovska Dimova nga transporti publik.
Vërtetimi i biletës vjetore për studentët për vitin e ardhshëm kalendarik bëhet përmes dhënies së vërtetimit për studentë të rregullt , jo më e vjerë se një muaj dhe indeksit për semestrin dimëror të regjistruar.