Përfundoi takimi Kovaçevski – Mickoski

Në Qeveri përfundoi takimi dyorësh i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së ku u bisedua për krizën energjetike dhe për mënyrat si të zbuten pasojat nga ajo.

Marketing

Në takim, morën pjesë edhe ekipet ekonomike të Qeverisë dhe të VMRO-DPMNE-së.

Për rezultatet nga bisedimet pritet Kovaçevski dhe Mickoski të japin deklarata për mediumet.

Lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë ardhjes në Qeveri para takimit deklaroi se si parti janë të gatshëm t[ë ofrojnë zgjidhje për gjendjen e rëndë në energjetikë dhe krizën që i goditi qytetarët.

I pyetur nëse pret që idetë e tyre të merren parasysh dhe çka nëse nuk pranohen, Mickoski tha se kjo nuk varet prej tyre, por theksoi se propozimet ishin të pranueshme për odat ekonomike dhe nuk sheh arsye përse nuk do të ishin edhe për Qeverinë.