I punësuari në Postë ka shkatërruar pa leje material arkivorë

SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër 59-vjeçarit K.L. nga Shkupi. Personi në fjalë sipas MPB-së dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim ose fshehje e lëndës arkivore të papërpunuar”.

Marketing

“I raportuari, menaxher në një filial të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 me vetë ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur leje dhe miratim të marrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimin e materialit zyrtar në fjalë”, njoftojnë nga MPB.