Shpesh në faqet e para shohim fëmijët e prindërve të pasur dhe të famshëm që bëjnë një jetë komode, shpenzojnë trashëgiminë e fituar, shpesh duke shijuar veset dhe festat e çmendura, por ka përjashtime.
Mila Kunis e Ashton Kutcher, Daniel Craig, Jackie Chan dhe Mark Zuckerberg janë vetëm disa nga prindërit e famshëm që kanë miliarda, por nuk do t’ia lënë pasardhësve të tyre.
Në vijim, KosovaPress i sjell arsyet e tyre:
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher
“Ne nuk krijojmë trashëgimi për ta dhe pas vdekjes do t’i japim paratë për bamirësi ose për ndonjë gjë tjetër. Nuk kemi vendosur ende”, ka treguar dikur çifti i famshëm.
Edhe pse ata pretendojnë se nuk do t’i lënë në baltë fëmijët e tyre, edhe pasardhësit e tyre do të duhet të punojnë shumë për paratë e prindërve.
“Nëse fëmijët e mi ndonjëherë vendosin të fillojnë biznesin e tyre dhe nëse kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj në të, por ata nuk do t’i marrin paratë ashtu”, shpjegoi Kucher dhe shtoi se beson se në këtë mënyrë fëmijët do të mbeten të motivuar për të krijuar atë që kishin në fëmijëri.
Daniel Craig
“Filozofia ime është që duhet të heq qafe gjithçka para se të vdes. Nuk dua të lë trashëgim shuma të mëdha parash për brezat e ardhshëm. Trashëgiminë e konsideroj mallkim, nuk do t’ua lë kurrë fëmijëve të mi”, tha dikur James Bond i filmit, i cili ka dy vajza.
Jackie Chan
Aktori Jackie Chan ka deklaruar disa herë se ka në plan ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia lërë djalit të tij. Ai shpjegoi edhe pse.
“Nëse është mjaftueshëm i aftë, mund të fitojë lehtësisht para vetë. Nëse jo, atëherë thjesht do të humbasë timen, dhe unë nuk e dua këtë”
Mark Zuckerberg
Themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij Prisila Chem pretendojnë se pasurinë e tyre prej 82.6 miliardë dollarësh nuk do t’ua lënë vajzave të tyre, por do të dhurojnë madje 99 për qind të gjithçka.
“Ne duam që fëmijët tanë të rriten në një botë më të mirë se e jona. Ne do të bëjmë pjesën tonë për t’ua bërë të mundur, jo vetëm sepse i duam, por edhe sepse kemi përgjegjësi morale ndaj të gjithë brezave të ardhshëm”, thanë ata.
Simon Cowell
Magnati i muzikës dhe producenti televiziv Simon Cowell gjithashtu nuk mendon se do t’ia lërë trashëgiminë djalit të tij. Siç thotë ai, gjëja më e mirë që një prind mund t’u japë fëmijëve të tyre është koha dhe t’i ndihmojë ata të mësojnë atë që prindërit e tyre tashmë e dinë.
“Djali im nuk do të trashëgojë asgjë, më mirë do t’ia lë paratë dikujt tjetër. Më shumë gjasa për ndonjë bamirësi. Unë nuk besoj në transferimin e parave nga një brez në tjetrin”, tha ai.