Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave personale si e drejtë themelore e përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut supozon garanci të mbrojtjes nga cenimi i integritetit personal dhe mbrojtje edhe e të drejtave tjera njerëzore dhe lirive fondamentale gjatë grumbullimit, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale, vlerësoi kryeparlamentari Talat Xhaferi , në ngjarjen përfundimtare nga Tuining-Projekti i BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës së modernizuar juridike për mbrojtjen e të dhënave personale” .
“Të njëjtat janë segment i obligueshëm i funksionimit të përditshëm të gjitha institucioneve në nivelin qendror dhe lokal, që do të thotë se duhet të ketë vëmendje e veçantë gjatë realizimit të këtyre proceseve. Pikërisht në këtë pjesë, organet nacionale për mbrojtjen e të dhënave personale, si të specializuara në fushën luajnë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Mirëpo, për të qenë tërësisht të përgatitur dhe konsekuent ndaj pritjeve prej tyre, Agjencia dhe natyrisht shërbimi që është motori lëvizës i Agjencisë, është e domosdoshme të kenë përgatitje profesionale dhe mbështetje ligjore në çdo segment të veprimit të vet. Kështu do të krijojnë për vete perceptim i cili krijon besim edhe te qytetarët në raport me punën e tyre. Për arsye se, privatësia është e shenjtë, privatësia është e drejtë themelore dhe me të vërtetë nevojitet të mbahet llogari në drejtim të respektimit të të njëjtës, e përsëri mundësimit të funksionimit normal të elementeve të inkuadruara në këtë proces” tha Xhaferi.
Ai me këtë frast shtoi se me rëndësi është të merret parasysh se jo të gjithë qytetarët janë plotësisht të informuar për atë se cilat informacione janë të karakterit publik e cilat privat.Prandaj, është me rëndësi të jashtëzakonshme të ndiqet mënyra e përpunimit dhe procedimit të tyre të mëtejshëm, qoftë në bazë vullnetare apo në mënyrë të automatizuar.
Ai u përqëndrua edhe në një komponentë të rëndësishme për këtë çështje, dhe kjo është pavarësia dhe autonomia politike, financiare dhe funksionale e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.