Liverpool nuk po kalon aspak momente të mira këtë sezon në Premier League, sonte ata u mposhtën me rezultat 3-2 ndaj Arsenal. Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp deklaroi pas ndeshjes se nuk janë në garë për titull, transmeton Gazeta Metro.
Ai tha se titulli nuk është problemi i tyre për momentin dhe se kanë probleme të tjera, duke komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet klubi.
”Titulli nuk është problemi ynë për momentin, ne kemi probleme të tjera. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar vazhdimisht këto ndeshje. Ne nuk jemi në garë për titull. Ne nuk duhet të shikojmë tabelën por e dimë se ku jemi edhe pa e parë. Ne e dimë se problemi janë pikët, duhet ta rregullojmë këtë dhe do ta bëjmë,” tha Klopp.
Trajneri gjerman ndër të tjerash foli edhe për ndeshjen e sotme. Sipas tij, Liverpool e ka merituar barazimin dhe ka pasur performancë më të mirë në pjesën e parë se në të dytën.
”Ne e merituam sot barazimin. Pjesa e parë 1-1 do të ishte në rregull, por ne pësuam në kundërsulm. Ne duhej të bënim gjërat e mira edhe në të dytën por nuk e bëmë,” tha ai.
Arsenal me këtë fitore ka arritur në kuotën e 24 pikëve dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë. Ndërsa, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ‘vulosi’ fillimin katastrofal të këtij sezoni.
Nënkampionët e Premier League dhe Ligës së Kampionëve pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kanë arkëtuar vetëm dhjetë pikë dhe gjenden në vendin e 11’të.