Fjalimi i fuqishëm për Kosovën i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

I nderur Këshill i Europës,

Marketing

Ukrainës dhe lufta që vijoi në Europë vetëm pak orë larg prej këtej.

Ai vend po përndiqet edhe njëherë nga e shkuara dhe është një tjetër kujtesë e gjallë, për ata prej nesh që ende përndiqen nga e shkuara e tyre se sa lehtësisht mund të manipulohet e të shfrytëzohet historia nga forca të errëta.

Në Ballkan, ne vijojmë të jemi dhimbshëm të vetëdijshëm për këtë. Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat e Procesit të ngrirë të Berlinit pa asnjë vonesë, pa asnjë ngurrim, në një mënyrë që pasqyron vullnetin dhe vendosmërinë tonë.

Është një përpjekje për t’i vënë idealet e integrimit europian në dispozicion të paqes dhe bashkëpunimit përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve, përmes kulturës, arteve dhe zejeve, përmes nismave të përbashkëta politike dhe duke bashkuar forcat përballë krizave që janë më të mëdha se ne, përmes rezultateve konkrete që mund tu dëshmojmë qytetarëve tanë se sa e pa kuptim është tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës, në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më tepër porozë.

Kështu duam ta shohim ne Ballkanin, jo më një fuçi baruti e Europës, por një model bashkëjetese paqësore. Jo më një peng të së shkuarës, por shembull se si mund të ndërtohet një e ardhme e përbashkët. Megjithatë, mënyra se si merremi me të shkuarën është thelbësore që e gjitha kjo të jetë e mundur.

E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Si e thërrasim këtë të shkuar? Çfarë historish rrëfejmë? Cilat të vërteta zgjedhim të vëmë në dukje? Si mendojmë se jemi e si të tjerët na perceptojnë, kanë vlerë jo vetëm për të kuptuar se kush jemi por edhe për të kuptuar si të angazhohemi me botën, kë të ndjekim, kë të besojmë, kë të bëjmë mik?

Këtu vij tek çështja kryesore që doja të ngrija me ju sot dhe arsyen përse ka rëndësi, jo vetëm për ata që janë të prekur drejtpërdrejtë, por për të gjithë ne, për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin tek politika, tek paqja afatgjatë dhe te institucionet ndërkombëtare.

Zonja dhe zotërinj, ka kombe në historinë botës që jetojnë gjatë gjithë jetës së tyre kolektive duke mbrojtur me guxim lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna, gënjeshtrat dhe hipokrizia e një bashkërisë ndërkombëtare qëndron mënjanë e bën sehir ndërkohë që ata torturohen deri në nënshtrim. Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden e për aq kohë sa bota të gjejë ndërgjegje.

Ky është rasti i një kombi ukrainas tani e ky ishte rasti I kombit të Kosovës tani, disa dekada më parë. Nuk ka dyshim që të gjithë keni vënë re se sa i zellshëm është rezidenti aktual i Kremlinit për të hequr paralele midis Krimesë dhe Kosovës. Nuk është aspak një përpjekje e pamendët edhe pse provat nuk e mbështesin në kurrfarë mënyre këtë spekulim. Nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë edhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës, e meqë ra fjala, a nuk do të ishte një mrekulli nëse ju këtu në këtë Këshill të nderuar, të nisnit tu mësonit edhe të tjera organizmave institucionale të politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë e ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet të vërtetë e zyrtar, Kosova! jo Kosovo, Republika e Kosovës. Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.

pasi ky njeri, jo një njeri i thjeshtë por një president në detyrë, u mbajt në burgim. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme, as edhe një që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore, është një çështje që nuk ekziston.

Kjo është arsyeja pse jam këtu sot, kjo është arsyeja pse nuk isha një vit më parë, vitin para tij apo para atij, sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë nuk mund të dilte. Është një fantazi e pastër, e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e trafikuar e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut.

të re të Europës, do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll.

Nuk kam aspak dyshim që Kosova do të vazhdojë të shënojë përparime në të gjitha këto fronte. Ajo që më solli sot këtu është shqetësimi për demokracinë e Kosovës që pavarësisht moshës së saj të re, pavarësisht krizës aktuale, do t’ia dalë, do të ecë mirë.

Është besimi i fortë i shqiptarëve në institucioneve si ky që është tronditur me vendimin tuaj, me atë vendim. Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet në mënyrë kaq të frikshme, lutja e vetme që na vjen është “Për hir të Zotit, mos i lini gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm”.

Jam këtu për ju, jam këtu për të gjithë ne. Jam këtu si evropian, në tempullin europian të besimit, në të drejtat ndërkombëtare të njeriut e ashtu si Shën Andoi përfundoi duke u predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin, shpresoi që gabime tragjike si ky që ka bërë kjo Asamble me çlirimtarët, nuk do ta kthejnë të gjithëve ne në heretikë. Jam këtu për t’iu përgjëruar që t’i shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë, të mbroni integritetin tuaj, t’u dëshmoni të gjithë njerëzve të shtypur në botë e të gjithë viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, që ata mund të rezistojnë pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme një ditë do të bëhet krim, që viktimat nuk do të akuzohen si kriminelë, që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’u vijë në ndihmë vetëm për t’u kthyer sërish kurrizin më pas, që nuk do të degradojë e të poshtërojë me akuza kaq të tmerrshme ata njerëz, dinjitetin e të cilëve presupozohej të vinte në vend.

Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar.

Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj.

Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin.

Zoti ju bekoftë juve!

Zoti e bekoftë Këshillin e Europës!

Faleminderit shumë!

Ky është fjalimi i plotë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.