Kyeparlamentari, Talat Xhaferi, bëri thirrje në përgjegjësinë e faktorit politik gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e negociatave në vend.
“Sfidë e ardhshme për Kuvendin dhe për shtetin do të jetë procesi i ndryshimeve kushtetuese si kusht për hyrje në fazën e ardhshme. Unë besoj se të gjithë faktorët politik janë mjaftueshëm të përgjegjshëm për rëndësinë e suksesit të këtij procesi për mbajtjen e konferencën së ardhshme ndërqeveritare. Ajo është posaçërisht e rëndësishme në këtë kohë të krizës ushtarake, energjetike, ekonomike dhe shëndetësore, kur është e rëndësishme të mbështetemi në mënyrë rajonale dhe globale” – deklaroi Talat Xhaferi.