Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot në ora 10:00 duhet të vazhdoj procesi gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Gjykimi duhej të fillonte më 6 shtator, por ai u caktua për sot, pasi gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu fillimin e procesit për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve.

Marketing

Në mesin e të akuzuarve në seancën e parë, i pranishëm ishte vetëm ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.