Shaqiri: Përmirësojmë cilësinë e arsimit të lartë 

Çdo fazë e re arsimore fillon me entuziazëm dhe dëshirë për të arritur qëllimet e përcaktuara. Dëshiroj  që kështu të përfundojë ky rrugëtim i ri për gjeneratën e re të studentëve – brucoshët  dhe për të gjithë ata që kalojnë në vitet e larta të studimeve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në orën e parë akademike të vitit të ri studentorë  2022-2023, e cila filloi sot në këtë institucion të arsimit të lartë.

Marketing

 

„ Kjo është  mundësi e mirë, së pari, për të siguruar të rinjtë se kanë sjellë  vendimin e duhur  të vazhdojnë të  investojnë  në njohuritë dhe aftësitë e tyre. Unë dëshiroj  që besimi në të mësuarit të përjetshëm të jetë edhe  opsioni i tyre, sepse vetëm kështu mund të ketë sukses në jetë. Dhe së dyti, këta studentë kanë bërë  zgjedhje të mirë të institucionit të arsimit të lartë ku studiojnë apo do të studiojnë”, tha Shaqiri, duke shtuar se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është  institucion i njohur që edukon kuadër  cilësor të gatshëm për t’iu bashkuar trendeve shoqërore  dhe të jenë udhëheqës të ndryshimeve drejt integrimit në botën e zhvilluar.

 

Ministri theksoi  se në objekt  të ri dhe të pajisur mirë dhe me kuadër  mësimor  që investon në trajnime dhe ngritje profesionale, ky universitet  hyn denjësisht në dekadën e dytë të jetës akademike, duke realizuar mësimdhënien në të tre ciklet e studimit. . Siç tha ai, serioziteti me të cilin është qasur veprimtaria kërkimore-shkencore, botimi i revistave shkencore ndërkombëtare, organizimi i kongreseve dhe konferencave shkencore janë vetëm një pjesë e arsyeve që i tërheqin studentët.

 

„Më vjen shumë mirë që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik e konfirmon Më vjen shumë mirë që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik e konfirmon dhe se investimi në programet e  studimeve  atraktive  të kombinuara me mundësi për mobilitet  pasqyron rritjen e  numrit të studentëve dhe cilësinë e kuadrit mësimdhënës.

 

Dhe të mos anashkaloj,ky është  universitet me  ndjenjë të veçantë për përgjegjësinë shoqërore , e cila shihet edhe  përmes numrit të bursave për maturantët më të mirë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit”, shtoi Shaqiri.

 

Rikujto se Ministria e Arsimit dhe Shkencës  punon me përkushtim për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e arsimit të lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane, përmirëson qasjen  e arsimit të lartë, avancon sistemin e akreditimit dhe vlerësimin  e  arsimit të lartë dhe përmirëson standardet e studentëve.

 

“Duke përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë, ne ndikojmë në kapitalin njerëzor, si kusht themelor për prosperitetin e vendit tonë”, theksoi ministri.