Gavi, futbollisti i Barcelonës ka fituar trofeun “Kopa”.
Në teatrin Chatelet të Parisit, Gavi fitoi çmimin si futbollisti i ri më i mirë i sezonit të kaluar në nivel botëror.
Ky çmim mban emrin e fituesit të parë të Topit së Artë, futbollistit francez Raymond Kopa dhe i pari që e fitoi atë në vitin 2018 ishte Kylian Mbappe dhe vitin e ardhshëm radha ishte e lojtarit holandez De Ligt.
Vitin e kaluar e fitoi bashkëlojtari i Gavit, Pedri.
Gavi (FC Barcelona) fitoi konkurrencën ndaj Eduardo Camavinga (Real Madrid) dhe Jude Bellingham (Borussia Dortmund).