Autoriteti Rrugor Shqipëtar njoftoi se do të nisë punimet për rehabilitimin e shtresave asflatike.
Bëhet fjalë për aksin rrugor nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës deri në mbikalimin e Kasharit. ARRSH ka bërë një grafik të punimeve së bashku edhe me policinë rrugore me qëllim bllokimin e gjatësisë së rrugës sipas segmenteve te caktuara.
Autoriteti njofton se punimet do të jenë të shoqëruar me sinjalistikën përkatëse, për të shmangur çdo aksident të mundshëm, ndërsa kërkohet edhe mirkuptimi i shoferëve deri në përfundimin e plotë të punimeve.
NJOFTIMI I ARRSH
Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!