Danela Arsovska tha se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares së qytetit të Shkupit.
Pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik, ajo është përgjigjur negativisht.
“Njerëzit nga bordi drejtues i NQP-së, të cilin e votoi VMRO DPMNE, të japin dorëheqje”, tha Arsovska.
Shkupjanët sot për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kanë mbetur pa transport publik. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale Arsovska dhe VMRO DPMNE premtuan transport publik falas dhe Shkup modern. (INA)