MPB informon se më datë 20.10.2022, në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, punonjësit policorë të policisë kriminale dhe stacionit policor për siguri në komunikacion në SPB Manastir, kanë arrestuar Lj.M.(69) nga Prilepi.
Ai dyshohet se është autor i veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, ndërsa gjatë këqyrjes i janë gjetur sende me origjinë nga vepra penale.
“Gjithashtu, me urdhër të gjykatës, gjatë ditës është kontrolluar në shtëpinë e tij në Prilep dhe është gjetur një objekt me origjinë nga një çështje penale. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.