Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se pas bisedimeve intensive me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, është marrë vendimi nga ana e Serbisë, që për Maqedoninë e Veriut, të mos vlej vendimi për ndalimin e eksportit të gazit.
“Kemi premtuar se do të bëjmë gjithçka dhe do të punojmë për çdo ditë që askush vet të mos përballet me këtë krizë. Rrymë, energji dhe ushqim duhet të ketë për të gjithë”, ka shkruar Kovaçevski.
E gjithë kjo sipas kryeministrit Kovaçevski është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë në kuadër Ballkanit të Hapur.
“Nëpërmjet politikave tona të fqinjësisë, bashkëpunimit të ngushtë brenda Ballkanit të Hapur, por edhe partneritetit, gjatë krizës energjetike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz për shkollat dhe spitalet në shumë qytete të vendit”./KlanMacedonia