Rishi Sunak, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, po bën histori duke marrë postin më të lartë në vend si indiani i parë në këtë pozitë. Sunak poashtu është edhe kryeministri i parë me ngjyrë dhe më i riu në moshë përgjatë 200 vjetëve të fundit.
Sunak është poashtu një nga politikanët më të pasur që do të hyjë në Kryeministrinë britanike. Sipas “Sunday Times Rich List”, Sunak dhe gruaja e tij, Akshata Murty, kanë një vlerë të pasurisë prej 730 milionë funtesh.
Por, para se të hynte në parlament, Sunak punoi si bankier dhe ishte përvoja e tij në këtë industri që e kualifikoi atë për rolin e mbikëqyrjes së financave të vendit.
Gruaja e zotit Sunak, Akshata, me të cilën ai u martua në vitin 2009, është vajza e N. R. Narayana Murthy, themelues i kompanisë shumëkombëshe indiane të IT Infosys, e cila ka një vlerë rreth 4.5 miliardë dollarë. Ajo raportohet të ketë aksione në vlerë prej 690 milion funtesh në firmë.
Ndonëse zoti Sunak dhe gruaja e tij kanë një pasuri të përbashkët prej më shumë se 700 milionë funtesh, kryeministri i ri e bëri pasurinë e tij duke punuar në qytet.
Pas studimeve për politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit, Sunak nisi të punonte si analist për Goldman Sachs përpara se të bashkohej me një seri fondesh.
Në fjalimet pasi u shpall fitues i konkursit për lidership, Sunak u zotua të bashkojë partinë e tij, Partinë Konservatore, të ndarë dhe paralajmëroi për “sfidën e thellë ekonomike” përpara.
“Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë në të cilën jetën dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë”, ka thënë Sunak, raporton Independen.