Kryetari UD i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në vazhdën e takimeve që po realizon në Shqipëri gjatë ditës është pritur nga grupi parlamentarë i Patisë Socialiste të Shqipërisë dhe nga kryetari i këtij grupi parlamentar Talulant Balla.
“Në takim u shpalosën qëndrimet e ASH-së për proceset aktuale dhe sfidat e përbashkëta.
Z. Balla vlerësoi lartë rolin e Aleancës për Shqiptarët në procesin integrues të vendit dhe rajonit. Në këtë takim, kordinatori i PS-së potencoi se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.” tha Taravari