CL: Benfica merr fitore të madhe ndaj Juventus – portugezët kalojnë tutje, Juve duhet të luftojë për Europa League

Juventus është turpëruar në udhëtim kundër Benficas.
Skuadra e Benfica ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 4:3.

Marketing

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 17’, kur A. Silva shënoi për 1:0. Reagimi i Juventus ishte i shpejt, duke barazuar me anë të Moise Kean pas vetëm katër minutave.

Megjithatë, Benfica pati edhe shumë për të thënë brenda pjesës së parë.

Fillimisht, portugezët rikthyen epërsinë me Joao Mario, në minutën e 28’, përmes një penalltie. Më pas, 10 minuta para fundit të pjesës së parë, Rafa Silva çoi shifrat në 3:1.

Rafa shënoi edhe një herë në minutën e 50’, për rezultatin 4:1.

Kur mendohej se Juve u dorëzua, italianët reaguan me dy gola të shpejta në minutat 77′ dhe 79′, me Milik e McKennie. Por, ‘Zonja e Vjetër’ s’pati më shumë fuqi, dhe goli i McKennie ishte ai që dha rezultatin final 4:3.

Ky rezultat e çon Benfican në fazën tjetër të garave (1/16). Juve duhet të luftojë me Maccabi për pozitën e tretë.

Benfica tani numëron 11 pikë, aq sa ka edhe PSG, kurse Juventus e Maccabi kanë nga tri pikë në pozitat tre dhe katër.