Deputetja e BDI-se Vjollca Ademi: Ka deputet të VMRO-DPMNE-së që do votojnë mdryshimet kushtetuese

Me ndryshimet kushtetuese, partitë politike shqiptare janë të vendosura për të hequr nga Kushtetuta edhe referencën e 20% për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, BDI dhe ASh, në “Argument” në TVM2, u shprehën të hapura për të vazhduar konsultimet për ndryshimet kushtetuese, me çka do të insistojnë edhe në heqjen e 20%.

Marketing

“Ne shpresojmë që ajo të zëvendësohet me një formulim dinjitoz që e presim gati 20 vite, por konsultat do të vazhdojnë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe me faktorin ndërkombëtar dhe e kam patjetër të potencojmë se të gjitha arritjet që i kemi i kemi falë faktorit ndërkombëtar.”,- theksoi Vjollca Latifi Ademi nga BDI.

Deputetja e BDI-se Vjollca Ademi në emisionin Argument në TVM2, ka bërë të ditur se ka deputet të VMRO-DPMNE-së që do të votojnë ndryshimet kushtetuese, përkatësisht futjen e pakicës bullgare, kroate dhe malazeze në Kushtetutë, me çka do të hapet rruga e vendit për ne BE.

BDI dhe ASh gjithashtu shprehen kategorikisht kundër ideve të opozitës maqedonase se do të votojnë heqjen e 20%, me kusht që të hiqet parimi i Badinterit dhe Balancuesit. Deputetja e BDI-së, Ademi, tha se vlerat që janë betonuar me vite nuk mund të rrënohen, ndërsa Snopçe nga ASh tha se nëse opozita maqedonase kushtëzon, atëherë edhe opozita shqiptare do të paraqesë kushtet e veta.

“Është absurd sot në vitin 2022 të bisedohet për heqjen e badenterit dhe balanserit. Badenteri eviton majorizimin e etnive jomaqedonase në vend dhe Badenteri rrjedh si forrmulim nga Marrëveshja e Ohrit dhe kthim prapa nuk ka.”, tha Latifi Ademi.

Deputetja Ademi nga BDI u shpreh e bindur se do të sigurohen votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, kurse Snopçe u shpreh skeptik për sigurimin e votave në Kuvend. Ai tha se nëse nuk sigurohen votat e nevojshme duhet formuar një qeveri e zgjeruar.