Reperi kosovar, Xhonatan Isufi, mbrëmë është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se të njejtit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.
Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës.
Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.