Elon Musk konfirmon blerjen e Twitter: Do të rikthej Donald Trump në platformë

Shefi i Teslas, Elon Musk konfirmon se vetëm disa orë e ndajnë për të finalizuar marrëveshjen për blerjen e platformës së rrjetit social “Twitter”.

Marketing

Përmes njoftimi, Musk shprehet se një ndër vendimet e para që do të ndërmarrë është rihapja e llogarisë së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, e cila u bllokua pas humbjes së zgjedhjeve prej tij.

Sipas të dhënave, marrëveshja për blerjen e “Twitter” pritet të nënshkruhet deri në orën 17:00 të premten.

“Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët digjital, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në një mënyrë të shëndetshme pa u drejtuar ndaj dhunës”, shkruan mes të tjerash Musk.