Zgjedhja e Risto Penov për ministër të pushtetit lokal, e konfirmon shumicës parlamentare stabile dhe e nxjerr në shesh një tjetër gënjeshtër të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski-t për gjoja një shumicë të re parlamentare, kanë deklaruar nga LSDM.
“Mickoski me muaj të tërë ka gënjyer qytetarët, duke gënjyer anëtarësinë se vetëm sa nuk ka krijuar një shumicë të re, për të formuar qeveri të re. Në realitet nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë nga kjo. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM është stabile, e përkushtuar për të punuar në interes të qytetarëve dhe për të miratuar zgjidhjet e nevojshme ligjore të rëndësishme për procesin e negociatave me BE-në dhe për përparimin e shtetit.”, thonë nga LSDM.