Ndryshimet kushtetuese, Osmani: Të bashkohemi, nuk duhet lëshuar momenti

Ministri i jashtëm Bujar Osmani sërish ju bëri thirrje partive poltike që të bashkohen rreth një marrëveshjeje për ndryshimet kushtetuese dhe të kapet momenti kderisa BE sillet me ne sikur të jemi anëtare fuqiplote e saj. Asnjë politikë ditore, po as referendumi sipas Osmanit, nuk duhet të ndërlidhen me procesin integrues të vendit.
“Dua edhe njëherë të riafirmoj idenë tonë, se duhet patjetër të arrijmë marrëveshje mes partive potike. Në tetë vitet e ardhshme deri në vitit 2030, kushdo që të jetë në pushtet, çështjen e integrimit nuk mund ta vëndojnë në axhendën politike ditore, sepse nuk do të ketë mundësi. Direktivat e BE-së janë fikse dhe për ato nuk negociohet… Është koha e fundit që të ulemi dhe nënshkruajmë memorandum.”, tha ministër i jashtëm Bujar Osmani.