Ali Ahmeti konfirmon: Grubi mbetet bashkëpunëtori i im më i afërt

Lideri i BDI-SË Ali Ahmeti ka konfirmuar se Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit, ndërsa sipas tij do të ketë debat për raportin e zyrtarëve ,më saktë funksionarëve të kësaj partie

Marketing

Gjithçka është normale në BDI, nuk ka grup zjarri. Kështu thotë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim ekskluziv për TV24 transmeton Tetovasot . Ai pret një debat të frytshëm në Presidencën Qendrore, ku duhet të raportojnë ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët e shtetit.

“Nuk ka grup zjarri siç thoni ju. Do të ketë një debat në Kryesinë Qendrore. Artan Grubi do të mbetet shef i kabinetit tim”, thotë Ahmeti .