Ahmeti: debati ka qenë në frym konstruktive

Pas 10 orë debat, Ali Ahmeti kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim është deklaruar para mediave duke thënë se dabati ishte konstruktiv dhe në vazhdimësi do të ketë debate.

Marketing

“Sigurisht që ministrat kanë bërë punën e tyre, nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për të dhënë mendime dhe sugjerime dhe normalisht që të gjitha gjërat do të vazhdojnë në kuadërtë normalitetit”, tha mestjerash Ahmeti.

Në fund fare është deklaruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ku tha se gjatë mbledhjes janë analizuar raportet e ministrave, ku kanë qenë të përfshira të gjitha çështjet. Ai tha se janë caktuar tre anëtarë që do të bëjnë redaktimin e raportit dhe më 19 nëntor do të vijojë sërish debati për të gjitha fushat. Ahmeti tha se debati ka qenë në frymë konstruktiveve, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ekonominë e shtetit. Ai shtoi se tani e tutje do të ketë debate të vazhdueshme në parti, si takimi i sotëm.

Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshime të ministrave apo për lëvizje të tyre, duke përmendur edhe njëherë pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në këtë mbledhje maraton.

Marketing