Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës tashmë 17 vjet ka mbushur në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje, që ai dhe avokatët e tij me të gjitha dëshmitë dhe provat dëshmojnë se bëhet fjalë për proces të pastër të montuar pas luftës së vitit 2001.
Burhani në një rrëfim për INA sot kur ka ditëlindjen thotë se 17 vjetorin po e pret i shtrirë në krevat duke pranuar ilaçe dhe infuzion, nga shqetësimet që çdo ditë po rëndojnë jetën e tij. Por ai është optimist se një ditë do të ngadhënjej drejtësia dhe ai do të jetë i lirë. Megjithatë pak shpresë ka tek institucionet që nuk kanë arritur të zbardhin rastet e montuara, sidomos ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
17 vjet në burg! Burhan Nuhija: Më montuan sepse isha në UÇK
17 vjet në burg! Burhan Nuhija: Më montuan sepse isha në UÇK
Publikuar 19:14 1 Nëntor, 2022
Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës tashmë 17 vjet ka mbushur në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje, që ai dhe avokatët e tij me të gjitha dëshmitë dhe provat dëshmojnë se bëhet fjalë për proces të pastër të montuar pas luftës së vitit 2001.
Burhani në një rrëfim për INA sot kur ka ditëlindjen thotë se 17 vjetorin po e pret i shtrirë në krevat duke pranuar ilaçe dhe infuzion, nga shqetësimet që çdo ditë po rëndojnë jetën e tij. Por ai është optimist se një ditë do të ngadhënjej drejtësia dhe ai do të jetë i lirë. Megjithatë pak shpresë ka tek institucionet që nuk kanë arritur të zbardhin rastet e montuara, sidomos ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Sot ditëlindjen e prita me infuzione sepse shendeti po më dobësohet. Kjo është e arritur e partive dhe suksesi i tyre i arritur si pjesë e pushtetit në Maqedoni. Kjo ndodhë vetëm me shqiptarët që vuajnë nëpër burgjet maqedone, edhe ate falë politikës së shqiptarëve që po u shërbejnë maqedonasve, duke marrë pjesë në procese të montume. Askush nuk jep llogari sikur nuk dhanë për rastin Alfa ku vdiq Rexhail Qerimi. Ka edhe shumë raste të montuara nga qeveria me ndihmën e politikanëve shqipfolësa“, thotë për INA, Burhan Nuhija.
Agjencia e lajmeve INA në vazhdimësi ka trajtuar rastin e Burhanit, i cili kërkon drejtësinë dhe pafajësinë, pasi që provat dhe dëshmitë e ofruara nga mbrojtja e tij flasin se nuk ka lidhje me vrasjen e të riut Vanço Josifovski më 19 tetor 2002 në lagjen Drenovec të Tetovës.
Avokatët e tij thonë se kjo lehtësisht dëshmohet edhe përmes dhjetëra dëshmive dhe provave që dëshmojnë se Burhani se është i pafajshëm. Burhani thotë se është proces i montuar ndaj tij si ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe se rasti i tij është pjesë e montimeve të shërbimeve sekrete.
Përkundër thirrjeve, ai mbetet në qeli, duke kërkuar vazhdimisht zbulimin e së vërtetës. Ai edhe në këtë 17 vjetor të mbetjes në burg, përcjell një porosi publike për drejtësi:
“Vijne e shkojne qeverite, por duke shpresuar se ne kete shtet do te vij ajo drejtsi e shumepritur per shqiptaret, por assesi te vij drejtesia ne kete shtet te improvizuar nga ish Jugosllavia e TITOS. Çdo qeveri cka jane kane dhe cka do te vijne, nese nuk sjellin drejtesi per shqiptaret do te mallkohen per cdo dite nga te burgosurit dhe familjet tona. Ne te burgosurit shpresen e lypim nga zoti, jo nga partit apo ministrat ose nga qeveritaret”, ka shkruar ai.
Burhanedini dhe dosja e tij që e çoi në burg e ngarkon atë si autor të vrasjes së një të riu maqedonas, menjëherë pas përfundimit të luftës në lagjen Drenovec të Tetovës. Por sipas tij, gjithë dëshmitarët dhe dëshmitë e dorëzuara atëkohë para gjykatës vërtetuan pafajësinë, por trupi gjykues për të mbyllur shpejt lëndën, e dënoi me burgim të përjetshëm, informon INA.
Ky rast me ankesa ka ngecur në instancat gjyqësore për të mos u mbyllur deri në fund. Burhanedini thotë se si vëlla i dëshmorit të UÇK-së dhe djal i një hoxhe të nderuar dhe kombëtar nuk e kanë traditë të bëjnë akte të tilla qyqare dhe kriminale, por se rasti i është mveshur, duke e akuzuar padrejtësisht.
Janë me dhjetëra dëshmitarë që ishin paraqitur në gjykatë se Burhanedini ditën e vrasjes ishte krejtësisht në vend tjetër, por që gjykata nuk pranoi ato. Disa nga dëshmitarët sot kanë ndërruar jetë, por ka dëshmi edhe të tjera që avokati i tij maqedonas thotë se klienti i tij mbahet pa faj.