Kërcënime të reja për vendosje të bombave në gjashtë shkolla të mesme të Shkupit

Përsëri kërcënime për bomba pasditën e sotme nëpërmjet email adresave kanë arritur në gjashtë shkolla të mesme të Shkupit.

Marketing

Këto janë kërcënimet e katërta radhazi në shkollat ​​e mesme, pas atyre të javës së kaluar që ishin false. Edhe sot nga MPB thonë se kërcënimet janë marrë në mënyrë elektronike. Nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar, ekipet e policisë ndodhen në terren.