Inaugurohet objekti i komunës së Strugës ku të pranishëm ishin edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Artan Grubi, Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, faleminderoi të pranishmit dhe tha se ishte koha e duhur që administrata e komunës së Strugës të transferohej në objekt të ri. Ai u shpreh se me kushtet më të mira qytetarët do të kenë shërbime më të mëdha.
“Me inaugurimin e kësaj godine që një kohë ka shërbyer si shkolla jonë sot do shërbejë si shkollë e qytetarëve për të marrë shërbime më të mira, dhe nga ana tjetër punëtorët e komunës së Strugës të kenë kushte më të mira që të japin shërbime më të mëdha. Mund të them se ishte një kohlë e domosdoshme që pikërisht të krijojmë ambiente të reja me çka ne me një plumb kemi vrar shumë lepuj. Dua të thom se me hapjen e kësaj godine si komunë e Strugës ne përmbushim mundësinë edhe për njesit tjera siç janë inspektorati i tregut, avokatia publike, administrata e policies dhe shumë institucione tjera”, u shpreh kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.