Juventus mposht Interin

Juventus e ka fituar derbin e madh të Italisë, kundër Inter.

Marketing

Skuadra e Juventus ka marrë një fitore të madhe, kundër Inter, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’, ndonëse në një formë të dobët, arriti të mposht rivalin kryesor, falë golave të Adrien Rabiot e Fagioli.

Rabiot gjeti golin në minutën e 52’, kurse Fagioli i dha fund dilemës së fituesit në minutën e 85’.

Me këtë fitore, Juventus shkon në 25 pikë për pozitën e pestë, kurse Inter mbetet me 24 pikë në pozitën e shtatë.

Kjo fitore mund t’i shërbejë Massimiliano Allegri për të ngritur moralin në skuadër, pas eliminimit nga Champions League.