Mbroni dhëmbët e qumështit! Fëmijës tuaj mund t’ua shpëtojnë jetën!

Sipas hulumtimeve më të reja, dhëmbët e qumështit përmbajnë sasinë e mjaftueshme të materialeve gjenetike, të cilat, nëse ruhen mirë, mund të ndihmojnë me rastin e shërimit të sëmundjeve të ndryshme

Marketing

Çështja është që dhëmbët e qumështit në vete përmbajnë qeliza amë. Këto qeliza mund të rigjenerojnë neuronet, eshtrat dhe kërcin, por gjithashtu edhe disa qeliza të indeve të muskujve të zemrës.

Shkenca bashkëkohore mundëson shfrytëzimin e këtyre qelizave për shërim të organeve në rast të sëmurjes, transmeton Telegrafi.

Zbulimet e fundit shkencore flasim për atë që është e mundshme të shërohet leukemia, mieliti dhe sëmundja Hodgin nëpërmjet shfrytëzimit të qelizave amë të fëmijëve. Më herët këto sëmundje janë shëruar vetëm me transplantimin e palcës kurrizore apo të indeve të tjera.

Për t’u mbrojtur qelizat amë, duhet të ngrini dhëmbin e qumështit në 48 orët e para pas rënies (nxjerrjes).

Në Amerikë dhe në shumë shtete të tjera ekzistojnë banka të gjakut dhe indeve nga kërthiza, si edhe banka të qelizave amë në të cilat mund të dorëzohen për t’u ruajtur materiali gjenetik që nga lindja e fëmijës.

Nëse fëmija sëmuret, ai do të jetë e sigurt, teknologjia e re do të kujdeset për shëndetin e tij.

Mirëpo, nëse nuk ekzistojnë mjete dhe mundësi të shfrytëzimit të bankave të tilla, është e domosdoshme vetëm që të ngrihet dhëmbi i qumështit i fëmijës dhe të ruhet.

Nuk i dihet, mbase në të ardhmen do t’ia shpëtojë jetën.

recommended by