Ambasadorja amerikane Ageler filloi misionin diplomatik në RMV

Ambasadorja e re amerikane në vend, Angela Ageler, mëngjesin e sotëm ka nisur misionin e saj diplomatik në Shkup. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e sapoemëruar në SHBA, Angela Price Ageler.
Në takimin e relizuar në MPJ, u shpreh pritshmëria që partneriteti i fortë mes dy vendeve në kuadër të aleancës së NATO-s do të vazhdojë në këtë mënyrë, me theks të veçantë në aksionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë me OSBE-në në vitin 2023.
Në takim, ministri Osmani shprehu besimin se me përvojën e saj si ambasadore Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit. Ministri  Osmani ka theksuar rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-në, si kapitull i ri në marrëdhëniet dhe ndërtimin e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e proceseve reformuese dhe zhvillimin demokratik të vendit.
Para arritjes së saj në RMV, ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-ve në vend, Angela  Ageler i njoftoi anëtarët të Senatit amerikan se do të angazhohej për përgjegjësinë e aktorëve të korruptuar politikë në Maqedoni. Ajo zëvendëson ambasadoren e mëparshme, Kate Mary Burns.