Në parlamentin serb, ka ndodhur një incident mes përfaqësuesve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.
Pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, deputetët e koalicionit qeverisës i janë përgjigjur verbalisht kolegëve të tyre nga opozita ku edhe u shkaktua një përpjekje për sulm fizik, transmeton klankosova.tv.
Deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq ka sharë nënën e një kundërshtari politik.
Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, urdhëroi një pushim të shkurtër, dhe pasi gjakrat u qetësuan, seanca vazhdoi.