Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 100 ka marrë vendim që mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë të mbahet me 14 nëntor.
Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
“Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Mbledhja është paraparë të mbahet më 14 nëntor të vitit 2022, në Shkup”, thonë nga Qeveria e RMV-së