LSDM edhe njëherë fton deputetët e partive opozitare maqedonase që ta ndihmojnë rrugën eurointegruese të vendit.
“Thirrja është për të menduar më mirë deputetët e VMRO-DPMNE-së rreth asaj se çka nënkuptojnë futja e bullgarëve në kushtetutën e vendit. Ne kemi një kohë deri sa është duke zgjatur procesi i skriningut të ulemi prapë dhe t’i diskutojmë të gjitha gjërët dhe t’i nxjerrim argumentet dhe në fund të dalim unik për këtë çështje dhe të kemi jo 80 por shumë më shumë se 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese. Të gjitha partitë duhet t’i japin mbështetje rrugës integruese, kush çfarë vendimi do të marrë është çështje e partive apo e deputetëve të partive të përfaqësuara në Parlament.”,- tha shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.