Sot stadiumi i Çairit pret dy skuadrat e mëdha shqiptare, Shkupin dhe Shkëndijën

Me fillim nga ora 13:00 sot në stadiumin Çair të Shkupit do të takohen dy skuadrat e njohura shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ndeshjet mes këtyre dy klubeve viteve të fundit kanë ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, jo rrallë herë kanë përfunduar edhe me incidente mes dy tifozërive ‘Shvercerat’ dhe ‘Ballistët’.

Deri më tani nuk është raportuar se tifozët e Shkëndijës së Tetovës do të udhëtojnë për në Shkup, kurse ‘Shvercerat’ kanë paralajmëruar atmosferë të mrekullueshme.

Për të ardhur deri në çerekfinale të dyja ekipet triumfuan me rezultate bindëse ndaj kundërshtarëve të tyre.

Shkupi mposhti në fazën e parë Bellasicën me rezultat 3-1 në Strumicë, kurse në raundin tjetër në Çair ‘shkatërroi’ Voska Sport 6-0.

Në anën tjetër, kuq e zinjtë ‘demoluan’ Karaorman në fazën e parë 0-3, ndërsa në 1/8 e finales ‘demoluan’ Skopjen 5-0.

Kujtojmë se ndeshjet e Kupës në Maqedoninë e Veriut luhen me ndeshje teke dhe sot do të vendoset se cila skuadër të do avancojë në gjysmëfinale.