Kovaçevski përgënjeshtron informacionet për rikonstruim të Qeverisë

Për momentin Qeveria funksionon me 64 deputetë dhe kjo ishte konfirmuar me zgjedhjen e Ministrit të ri për Vetadministratë Lokale. Gjithçka që shkruhet për rikonstruimin e Qeverisë ka të bëjë me spekulime – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shkrimet në media për rikonstruimin e Qeverisë deri në Vitin e Ri dhe për zëvendësimin e Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali me kuadër të ASH-së.

Marketing

“Nuk i kam parë shkrimet në media. Për momentin, Qeveria funksionon me 64 deputetë dhe kjo u konfirmua me zgjedhjen e Ministrit të ri për Vetadministratë Lokale. Unë si Kryeministër nuk kam patur bisedime lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, kështu që gjithçka që shkruhet për momentin nëpër media është në suaza të spekulimeve” – ka theksuar Kovaçevski.

Kryeministri bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali ishin në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në hapjen e qendrës së re diagnostike.