Kërcënon Medvedev:Nuk kemi përdorur të gjithë arsenalin e armëve

“Moska do të vazhdojë të rimarrë territoret ruse dhe për arsye të dukshme nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të armëve të mundshme të shkatërrimit” në Ukrainë.  “Kjo nuk është vetëm për mirësinë tonë njerëzore”, por “çdo gjë ka kohën e vet”. Kështu është shprehur në një postim në Telegram, ish-presidenti rus Dmitri Medvedev.

“Ju kujtojmë – shtoi ai, duke aluduar për tërheqjen nga Kherson – se ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetët e ushtarakëve dhe civilëve tanë, ndërsa armiqtë tanë jo. Dhe këtu qëndron dallimi ynë i madh moral me ta”.

Marketing